Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se tetë vetura dje janë djegur në një autosallon në Vushtrri.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar pronar i një auto-salloni, ka informuar se si pasojë e zjarrit, i janë djegur tetë automjete. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në komunikatë.
Nuk raportohet për të lënduar.