Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së premtes nën dyshimin për vjedhje dhe tentim vjedhje në Hajvali të Prishtinës.
Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kanë treguar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi, ku kanë vjedhur disa gjëra dhe më pas kanë tentuar të vjedhin edhe një shtëpi tjetër.
“Me të marrë informacionin nga pronarët e shtëpisë ekipet e Policisë kanë reaguar shpejtë, kështu edhe duke ndaluar personat e dyshuar” thuhet më tutje në përgjigjen e Policisë.
Burime të KTV-së kanë mësuar se është tentuar të vidhet shtëpia e një pjesëtari të Policisë së Kosovës me ç’rast kanë ndodhur edhe shkëmbime me armë zjarri, por që nuk është lënduar askush.
Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe se shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...