Temperaturat e larta, kërkohet nga pronarët e kompanive për ndryshim të orareve

17:06 | 2 Korrik 2019
Arbresh.info

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kërkuar që t’u ridefinohet orari i punës për shkak të rrezikut me të cilin përballen sidomos punëtorët të ndërtimtarisë në këto ditë të nxehta.

Ata përmes një letre dërguar Ministrisë së Punës, Inspektoratit e pronarëve të kompanive private kanë kërkuar që të ruhet jeta e punëtorëve në këto ditë me temperatura të larta.

“Ftojmë edhe pronarët e kompanive që përderisa të jenë këto temperatura ta ridefinojnë orarin e punës dhe t’u ikin temperaturave të larta sidomos nga ora 11 e deri ne orën 17 . Për çdo pakujdesi ndaj kësaj situate në rend të parë do jenë përgjegjës pronarët e kompanive si dhe Inspektorati i Punës’, thuhet në letrën e Sindikatës së Sektorit Privat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme