Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka dhënë dorëheqje për shkak se u ftua për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Sfidat e Haradinajt me drejtësinë ndërkombëtare datojnë që nga viti 2005.
Në dhjetor të vitit 2004, Ramush Haradinaj u zgjodh për herë të parë kryeministër i vendit, në një koalicion me LDK’në e Ibrahim Rugovës. E kjo nuk zgjati shumë.
Pas tre muajsh, në mars të vitit 2005, Haradinaj u ftua nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, me qendër në Hagë, që të përballet me akuzat për krime lufte. Kjo ishte arsyeja se pse Haradinaj dha dorëheqje, të njëjtin veprim që e bëri edhe sot.
Pas tre vjetësh, në prill të vitit 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm komandantin e zonës së Dukagjinit, duke e liruar atë nga të gjitha akuzat për krime lufte. Por gëzimi nuk zgjati më shumë se dy vjet.
Në korrik të vitit 2010, Haradinaj u detyrua të rikthehet në Hagë, për t’u rigjykuar për të njëjtat akuza. Por përsëri, në vitin 2012, ai e dëshmoi veten si të pafajshëm.
Drejtësia ndërkombëtare nuk u mjaftua me faktin që Haradinaj dy herë u shpall i pafajshëm. Në janar të vitit 2017, autoritetet franceze e ndaluan atë në Colmar të Francës, bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga Serbia, e i njëjti, për krime lufte. Por për dallim nga herët e tjera, ai qëndroi vetëm katër muaj.
Në shtator të vitit 2017, Ramush Haradinaj, në koalicion me PDK-në dhe Nismën, u zgjodh përsëri kryeministër i Kosovës. Por, pa u mbushur dy vjet që nga zgjedhja e tij në këtë post, më 19 korrik të vitit 2019, ai dha përsëri dorëheqje sepse u ftua nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...