Klubi Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF) ka organizuar Forumin Frankofon të Investimeve, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.
Rrahim Pacolli kryetar i Klubit Frankofon ne Kosovë kërkoi nga kryeministri, Ramush Haradinaj të krijojë lehtësira për investitorët e huaj.
“Një kërkesë për Kryeministrin, që si qeveri t’i hapin dyert për investitorët e e huaj në mënyrë që me qenë më e lehtë gjetja e zonave industriale sepse është interes i Kosovës dhe punësimit dhe talentëve qe i ka Kosova dhe rinin që ka ajo, sepse çdo ditë po na ikin. Investitorëve ju them se Kosova është vend i mirë për me ardhë, sepse klasa punëtore është shumë e mire dhe siguria nëpër qytete është e madhe”, tha Pacolli.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se qëllim i ministrisë është që të largohen pengesat për të bërit biznes.
“Nga disa parakushte kryesore për klimë të biznesit janë stabiliteti fiskal dhe qasja financave. Parimi themelor i programit tonë të qeverisjes është që të largohen pengesat për të bërit biznes dhe për të krijuar klimë të përshtatshme për biznes. Kosova ka stabilitet makrofiskal, dhe kemi ambient stabil. Inflacioni mesatar ka qenë në norma të ulta, rrjedha e kapitalit është totalisht e papenguar, dhe kemi një sistem financiar të qëndrueshëm. Kosova është në mesin e vendeve të rralla që nuk e tatimon devidentën. Të gjitha veprimet tona nuk kanë vendos barra e norma të reja tatimore. Ne jemi në pozitë të mirë gjeografike dhe investitorët janë të mirëpritur,” deklaroi Hamza.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se përmes jetësimit të ligjit për investimeve strategjike, do të ju dalin në ndihmë bizneseve dhe investitorëve të huaj.
“Kosova ka sfida të reja përpara. Ministria e tregtisë është duke bërë hapat e rëndësishme drejt të bërit biznes. Vendet frankofone janë partner i mirë për Kosovën. Ne kemi krijuar hapësirë për të rritur bashkëpunimin ekonomik. Ne tashme kemi jetesuar ligjin për investime strategjike. Deri më tani kemi edhe investitor francez që janë të interesuar të investojnë në energji të ripërtërishme. Jemi duke punuar që të rrisim tregtinë me vendet frankofone,” është shprehur Shala.
Julien Roche president i Odës Ekonomike Franceze në Shqipëri tha se terreni për të investuar në Shqipëri është i mire, mirëpo sipas tij proceset doganore janë shumë të larta.
“Për të zhvilluar biznesin tuaj në Shqipëri ka mjete shumë të mira. Gjithashtu janë në partneritet shumë të mirë me Ambasadën e Francës,” tha ai.
Sipas ekspertëve shqiptar shpenzimet e proceseve doganore janë shumë të larta. Përveç kësaj në Shqipëri ju rekomandoj të mbështetni në ndonjë zyre ligjore sepse pjesa ligjore ndonjëherë është komplekse”, tha Roche.
Ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert, tha se Kosova ka pozitë të mirë gjeografike për investime ndërkaq si pikë të fort përmendi rininë e vendit e cila sipas tij ka frymë sipërmarrëse.
“Fuqia punëtore në Kosovë është e re dhe ka një frymë të fortë sipërmarrëse dhe kostot e pagave janë më të ulta në rajon. Kosova është vend i përshtatshëm për eksport. Përveç pozitës së mirë gjeografike, Kosova po ashtu do të përfitojë edhe mundësi për treg të mirë në Evropë. Duke pasur perspektive evropiane Kosova është angazhuar në reforma për tu përputhur me standarde evropiane. Kosova zë pozitën e 40 në Bankën Botërore në sektorin e të bërit biznes. Përmes këtij forumi shohim se ka biznese që duan të investojnë”, tha ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/759491581056704/
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...