Dy të plagosurit në ngjarjen që ndodhi ditën e enjte në “Lagjen e Spitalit”, ende janë duke u mbajtur në Klinikën Intensive në QKUK.
Shefi i Klinikës Intensive, doktor Shaqir Uka, në një prononcim dhënë Telegrafit ka treguar për gjendjen e këtyre dy të plagosurve.
“Njëri nga pacientët vazhdon me qenë në gjendje shumë të rëndë edhe më tutje, për shkak të lëndimeve që ka. Ai është i varur prej aparatit”, ka thënë ai.
Ndërsa i plagosuri tjetër sipas Ukës e ka gjendjen stabile.
“Kurse tjetri pacient e ka gjendjen më stabile. E kemi larguar nga përkrahja e aparateve dhe po planifikojmë me e larguar nga Intensivja dhe me vazhdua tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor në repart”, ka theksuar ai.
Ndërsa kujtojmë se si pasojë e kësaj ngjarje kanë vdekur dy persona, kurse Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M., M.M., dhe F.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas Prokurorisë, deri te përleshja fizike e më pastaj ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes të të dyshuarve, F.R., M.R., dhe B.M., N.M., M.M., të cilët kanë qenë të implikuar në këtë rast.
Prokuroria thotë se në njërën anë personat me inicialet F.R., dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M., dhe M.M., kanë shtënë me armë zjarri./Telegrafi/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...