Tre persona të mitur janë arrestuar dje në Fushë-Kosovë pasi kanë sulmuar fizikisht tre policë dhe nuk u janë bindur urdhrave zyrtarë.
Policët kanë marrë trajtim mjekësor po ashtu edhe të dyshuarit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fushë Kosovë 31.10.2018-19:40. Janë arrestuar tre të dyshuar (një moshë e mitur) meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë sulmuar fizikisht dhe kanë refuzuar urdhëratë e tre zyrtarëve policorë në detyrë, viktimave meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e sulmit fizik zyrtarët policorë kanë marrë tretman mjekësor, gjithashtu edhe tre personat e dyshuar kanë marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit (i dyshuari i mitur është intervistuar në prani të prindit) me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen 48 orë në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari moshë e mitur dërgohet në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orëve.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?