Të mërkurën hapen lokalet në Veri, ndërhyn SHBA dhe Gjermania

23:08 | 2 Korrik 2019
Arbresh.info

Që nga dita e nesërme do të hapen të gjitha dyqanet, pompat e benzinës e barnatoret që ishin të mbyllura për 48 orë në komunat veriore të Kosovës.

Këtë vendim e ka marrë shoqata e afaristëve serb të Kosovës.

Shefi i kësaj shoqate Radosh Petroviq që ishte akuzuar nga Kryeministri Haradinaj ”se bashkë me disa të tjerë kanë bërë gati për një krizë humanitare në veri”, i ka konfirmuar Klan Kosovës vendimin, duke thënë se përkundër se do të kenë mungesa, do të mundohen që nga e mërkura t’i kthehen normalitetit dhe se shpresojnë që me presion ndërkombëtar të hiqet taksa.

Ndryshe, Klan Kosova merr vesh nga burime diplomatike se kanë qenë diplomatë të SHBA-së dhe Gjermanisë që janë kyçur direkt në këtë situatë dhe i kanë kërkuar zyrtarëve të lartë të Serbisë që të heqet orkestrimi i kësaj krize.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme