Shqetësimi që ato kanë është se ideja, që bart me vete rrezikun për ta destabilizuar rajonin, gëzon mbështetjen e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.
Një ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë qartë se “integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i vendosur dhe i pandryshueshëm” dhe se “kjo duhet të përsëritet vazhdimisht, për shkak se vazhdimisht ka përpjekje që ndoshta të bisedohet për kufij, dhe se nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë”.
E përditshmja franceze “Le Monde” ia ka kushtuar të martën një artikull të veçantë çështjes që lidhet me ndryshimin e kufijve. E ka parë atë si lojë të rrezikshme. Që në krye të artikullit është theksuar se kjo perspektivë i frikëson evropianët. Aty theksohet se britanikët tashmë e kanë refuzuar këtë zgjidhje.
Portali amerikan “BuzzFeedNews” e ka tematizuar të njëjtën çështje dhe ka raportuar se zyrtarët evropianë janë të shqetësuar nga qasja e administratës së Trumpit. Një diplomat francez ka thënë se ideja e diskutimit të kufijve është destabilizuese.
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...
Shënohet viktima e parë nga gripi i shpendëve në SHBA
Cili është Ferrari me tingullin më të mirë?
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...