Të martën do të përfundojë rrënimi i të gjitha ndërtimeve pa leje buzë Batllavës

21:09 | 8 Tetor 2018
V. S.

Ushtruesi i Detyrës së ministrit i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se nga 48 objekte pa leje të identifikuara në breg të liqenit të Batllavës, 46 janë rrëzuar deri tash.

Në Puls të KTV-së, ai ka thënë se të martën do të vazhdojnë me rrënimin e dy objekteve të mbetura.

Ka thënë se kjo pjesë do të kthehet në zonë turistike, por duke plotësuar kriteret e caktuara./KTV/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme