Kanë lindur e janë plakur në Turqi, por prejardhjen dhe gjuhen e vendit të tyre nuk e kanë harruar.
Janë këta shqiptarët të cilët tash e një shekull janë shpërngulur nga tokat shqiptare dhe jetojnë në Turqi.
Ani pse s’kanë ardhur asnjëherë deri më sot në Kosovë, gjuhen e flasin mjaft pastër, raporton Arbresh.info
E zakonet ende i praktikojnë.
”Unë jam Fevziu, prej Mavriqit ishim ardhë, që 120 vite ishim shkuar në Turqi. Hera e parë se jemi ardhë këtu në Kosovë. Atje jetoj në Brus dhe punojmë atje nga kapak, Kosova shumë mirë qenka”.
Madje shqiptarët që në Turqi ndryshe njihen si arnaut, tashmë fshatrat ku jetojnë i kanë emëruar edhe si Kosovë të vogël.
Ndonëse me trup janë në Turqi, ata thonë se traditat dhe zakonet ende janë duke i mbajtura, madje sipas tyre respektohen më shumë se në Kosovë.
“Unë jam Sherifane prej Adanas, jam prej 110 vjet jemi atje. Ne punojmë token atje, mbjellim misër. Ne e kemi një katund të vogël i themi Kosova e vogël. Jemi mbledh edhe rrinë aty. Po e kemi ruajt traditën edhe zakonet, krejt adetet edhe ma mirë se ju i kemi, s’i kemi harruar. Zemrën këtu e kemi pas edhe shumë mirë qenka”.
Ndryshe një delegacion me shqiptarë anë e këndë Turqisë, janë duke qëndruar në Kosovë tash e 5 ditë.
I gjithë delegacioni janë për herë të parë në Kosovë, ndërsa kanë mbetur të befasuar më gjendjen e mirë të Kosovë./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/326636664688150/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...