Zëri i parë i fëmijëve që vijnë në jetë është bërë melodia më e mirë për të. Ndërsa manteli i bardhë i është bërë i shenjtë.
E filloi punën si tetëmbëdhjetë vjeçare, për t’i ushtruar më pas dyzet vite në këtë profesion.
Naxhije Mavriqi-Hamiti është nga qyteti i Kamenicës dhe është kryeinfermiere në Repartin e lehonisë në Qendrën Klinike Universitare.
Ajo thotë se të qenit mami është më shumë se sfidë, por mbi të gjitha është një privilegj.
“Profesionin e dua shumë. Është profesion shumë i adhuruar, sepse u ofroj shërbime nënës dhe foshnjës. Mburrem me profesionin dhe klinikën ku shërbejë. Nuk ka më shumë kënaqësi se sa të punosh në Klinikën e Gjinekologjisë, sepse këtu fillojnë shumë jetë të reja dhe dëgjon të qarat e para të foshnjave”, thotë për RTV Dukagjinin Naxhije Mavriqi – Hamiti.
Ajo është e mbushur me shumë kujtime. Thotë se takimi më nënën, menjëherë pas lindjes është moment shumë emocionues.
Një mami, sipas saj, duhet të përjetojë emocionet e njëjta me lehonën, në mënyrë që të përmbushet misioni i saj.
Ndërsa, kujton edhe njërën nga rastet që i ka mbet në kujtesë, që nga koha kur ushtron këtë profesion.
“Kam raste të shumta në klinikë, por një rast është i veçantë. Një paciente në luftë ishte pothuajse e dorëzuar dhe kishte dashur me çdo kusht të lind në prani të një kolege nga kirurgjia. Fëmija ka lind shëndosh e mirë dhe familja më është mirënjohëse edhe sot, për ndihmën që i kam dhënë në atë kohë”, thotë ajo përcjell Telegrafi.
Përkrahja dhe ndihma që i ka dhënë lehonave, përgjatë 40 viteve, është ndjenjë e papërshkrueshme për të.
Kontributi i saj nuk është ndalë asnjëherë, madje edhe në kohët më të vështira.
“Në vitin 1998 në Dardanë një lindje ka ndodhë në kushte shtëpiake. Jam thirrur në atë shtëpi me shkua, sepse pasi kishte ndodhur lindja kishin ndodhur disa komplikacione, nuk është shkolitur placenta. Unë që kisha vetëm një vit punë, kam marrë guximin të bëj shkolitjen e placentës dhe të risjell në jetë pacienten”, tregon mamia Mavriqi – Hamiti.
Thotë se të jesh mami do të thotë të jesh nën emocionet e përziera të lehonave dhe të mësohesh me të qarat e fëmijëve, të cilët për herë të parë i hapin sytë në këtë botë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit