Të hënën, më 15 tetor në orën 10:00, do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, me pikat e mbetura, thuhet në njoftimin e Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun të Kuvendit.
Po të hënën, por në orën 9:00, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës me kryetarët e grupeve parlamentare. Sipas njoftimit për media, në rend të ditës së saj do të ketë:
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për seancë plenare:
Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për Ratifikimin e “Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-103 për Ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e punës,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,
22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publik,
23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
32. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
33. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
34. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
35. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,
36. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,
37. Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
38. Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,
39. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
40. Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,
41. Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
42. Shkarkimi i z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
43. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,
44. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet