Sot studentët e të gjitha universiteteve publike në Shqipëri do të bojkotojnë mësimin.
“Do të mblidhemi në oborret e fakulteteve në orën 8 dhe prej aty do të vërshojmë drejt realizimit të kërkesave tona të panegociueshme,” thuhet në njoftimin e organizatorëve, shkruan arbresh.info.
Bazuar në deklaratën e kryeministrit Rama, ku studentët u ftuan të negocionin, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin parashtrojnë kërkesat e mëposhtme si të panegociueshme:
Kërkesat e artikuluara nga masa e studentëve nuk duhet të bëhen në asnjë mënyrë objekt negociatash, pikë pas pike. Së pari sepse pikat janë të pafundme. Së dyti sepse kërkesat duhet të pranohen në bllok nga qeveria! Që të arrihet kjo, NUK KA NEGOCIATA pa anulimin e ligjit në arsimin e lartë dhe rifillimin e një fushate nga universitarët – studentë dhe pedagogë – për hartimin e reformës në arsim.
Lista e kërkesave nuk mund të implementohet pa TË PAKTËN dyfishimin e buxhetit të shtetit për arsimin. Ky dyfishim është i nevojshëm edhe për kërkesën kryesore të artikuluar nga studentët në këto ditë protestash: ARSIM PUBLIK FALAS!
Reforma e re në arsim do të rinisë nga vatra e dijes dhe e rezistencës, nga ata që u injoruan tërësisht nga reforma e mëparshme në arsim, nga ata zëri i të cilëve kumboi fuqishëm gjatë ditëve të protestës: STUDENTËT. Në procesin e reformimit të arsimit do duhet të marrin pjesë edhe pedagogët, fakultet pas fakulteti, nëpër asambletë universitare që do krijohen në universitetet publike./arbresh.info/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...