Të enjtën vazhdimi i seancës për rrëzimin e qeverisë

08:56 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pas më shumë së katër orë debati në seancën e jashtëzakonshme për dështimet në procesin e liberalizimit të vizave, ku parashihej edhe miratimi i një rezolute që kërkonte rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, deputetët e opozitës kanë kërkuar që votimi i rezolutës të shtyhet për ditën e enjtëte, për shkak të mungesës së kuorumit, raporton “Zëri.info”

Sipas, shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratikë të Kosovës, tri pikat e kësaj rezolute janë:

1. Forcat politike parlamentare të ulen në tryezën e bisedimeve për të dakorduar agjendën për krijimin e institucioneve të reja përmes zgjedhjeve të lira.
2. Pas këtij dakordimi, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet për t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.
3. Forcat politike të dakordohen që gjatë kësaj periudhe të mos dëmtohen proceset e rëndësisë nacionale, duke u siguruar që të adresohen çështjet më urgjente para se të shpërbëhet Kuvendit, para së gjithash votimi i pakos së ligjeve për ushtrinë.

Gjatë gjithë debatit, dy partitë opozitare, LDK dhe LVV kanë kritikuar Qeverinë dhe BE-në për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme