Google ADS

Të enjtën përfaqësuesit e Telekomit raportojnë para Komisionit për PTK-në

11:16 | 23 Prill 2019
A. B.

Të enjtën përfaqësuesit e Telekomit do të raportojnë para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me Telekomin. Kështu u vendos në mbledhjen e fundit të këtij Komisioni, shkruan arbresh.info

Kryesuesi i Komisionit për PTK ka thënë se javën e ardhshme të ftohen për intervistim dëshmitarët.

“ Propozoj që të enjtën në orën 10:00 të ftojmë përfaqësues të Telekomit të na tregojnë gjendjen e përvjitshme të kësaj ndërmarrje dhe të na sjellin listën e plotë të dëshmitareve dhe pastaj nga java e ardhshme të nis intervistimi i dëshmitarëve”, ka thënë Ymeri.

E propozimi i tij që dëshmitarët të ftohen në bazë të çështjeve mori mbështetje edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit.

“ Ne mund t’i thërrasim dëshmitarët sipas kategorive apo sipas çështjeve. Ta zëmë se kontrata me z-mobile konsiderohet si e rëndësishme atëherë fillojmë me çështje sepse mund të nxjerrim më shumë”, ka shtuar ai.

E Armend Zemaj, përfaqësues i LDK-së ka thënë se ky komision do të konsiderohej se ka kryer punën e tij me sukses nëse arrin të paraqes kush e solli në këtë gjendje Telekomin e Kosovës.

Kush e ndali pritaizimin e PTK-së, pse dhe me çfarë interesash dhe kush i ndali investimet në PTK për ta sjell në këtë gjendje buzë falimentimit e për të vazhduar me kontratat e këqija si ajo e z-mobile”, ka thënë ai.

Ndërsa përfaqësuesja e VV-së, Albulena Haxhiu ka kërkuar që t’i bëhet studimi i fizibilitetit kontratës se z-mobile.

“Për neve është e papranueshme që të përtrihet kontrata e z-mobile pasi konsiderojmë se sjell demë të mëdha, së paku t’i bëhet studimi i fizibilitetit dhe të shihen qartë dëmet që sjell kjo kontratë”, ka thënë ajo.

Pas kërkesës që kontratat të pezullohen në kohën kur ato janë duke u hetuar, ndërsa këtu ka reaguar Bekim Haxhiu duke ngritur shqetësimin se z-mobile mund ta padis PTK-na nëse i ndërpritet kontrata.

“Të kujdesemi që të mos bëjmë veprime që do ta dëmtonin Telekomin, të mos ndërprejmë një proces i cili është në gjysmë dhe është i paraparë e që kompania mund ta padis PTK-në për mosrespektim të kontrates”, ka shtuar ai. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme