Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten më 23 gusht, fillon faza e pestë e Dezinsektimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Edhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarësh, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.
Dezinsektimi bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, nëpër lagjet e caktuar sipas datave të mëposhtme:
23.08.2018: Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha (blloqet; shtëpia e pleqve), Tophane;
24.08.2018: Dardani, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”;
25.08.2018: Prishtina e re (Veternik, Qendresa, NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat
26.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabri, Kolovicë dhe Kolovicë të re;
27.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahçe
28.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë (e epërme dhe e poshtme), Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll;
Në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.
Gjatë kohës së Dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda. Gjithashtu, duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi për së paku një orë. Apelojmë tek shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtij aktiviteti nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do të japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
Luten gjithashtu qytetarët që për çdo ankesë të telefonojnë në: 044-248-442 dhe 044 265-358.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...