Vendosja e taksës prej 100% për produktet serbe nga Kosova, është në kundërshtim dhe shkel tri marrëveshje ndërkombëtare.
Demush Shasha nga Institutit i Kosovës për Politika Evropiane, në një intervistë për arbresh.info tha se ky veprim ka prekur tri shkelje të proceseve të integrimit evropian.
“Kjo masë nga këndvështrimi i procesit të integrimeve evropiane është shkelje e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe është shkelje e planit të përbashkët të veprimit të Ballkanit Perëndimor që është lansuar në Trieste, vitin e kaluar. Kemi tri shkelje të proceseve të Integrimit, dhe kjo do të këtë pasoja. Ne pamë reagimet nga ndërkombëtaret dhe ftuan që të anulohet ky vendim. Veprimet e Qeverisë duhet të jenë të parashikueshme, e jo vendime të gatshme që kanë më shumë bazë zgjedhore, se sa bazë të politikbërjes së shëndoshë,” është shprehur Shasha.
Ai beson se kjo taksë mund të rezistoj vetëm deri në ardhjen e Komisionarit Hahn, në Kosovë.
“Komisioneri Hahn, tha se do të jetë diku ka mesi i dhjetorit në Kosovë dhe ai ka thënë që deri atëherë pret që ky vendim të anulohet, dhe kjo i bie që edhe dy javë ai vjen në Kosovë. Prej neve pritet të sillemi si një nxënës i shkëlqyer dhe jo i gatshëm, dhe të jemi pjesë e lajmeve negative. Kjo nuk është fryma që presin partnerët ndërkombëtarë,” deklaroi Shasha.
Qeveria e Kosovës, ditë më parë rriti taksën 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Po ashtu, përmes këtij vendimi ka ndaluar edhe produktet që kanë etiketim “Kosovo i Metohiji”, “Kosovo UNMIK” apo “Kos Rezoluta 1244”, që kanë prejardhje nga Serbia, dhe produkte të Serbisë që në përshkrim kanë vetëm emra të qyteteve të Kosovës./V.Selimi/arbresh.info/
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali