Google ADS

Taksa kundër Serbisë, mund të ndikojë negativisht te Bashkimi Evropian për vizat

09:32 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info

Deklaratat e ngutshme dhe së fundi vënia e taksës për produktet serbe mund të ndikojnë negativisht tek faktori ndërkombëtar, e me këtë rast mund të ketë ndikim negativ edhe në dhënien e datës për liberalizmin e vizave, të paktën kështu ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri për Arbresh.info, ka thënë se ka mundësi që data për vizat të lidhet me procesin e dialogut.

“Liberalizimi i vizave është rezultat i efekte negative, ku detyrat e fundit që institucionet ia kanë dhënë Prishtinës nuk janë realizuar dhe është rrezikuar seriozisht marrja e datës. Ne si opozitë kemi punuar shumë që së paku në dhjetor me e lejua këshilli i ministrave dhe me dhënë një datë çfarëdo qoftë ajo datë. Ka presion të madh që vizat mu e lidh me dialogun, deklaratat e pamatura në Kosovë për islamofobi dhe çështja e fundit me vendosjen e taksës karshi prodhimeve të Serbisë kanë irrituar seriozisht institucionet e Bashkimit Evropian. Duhet të kemi kujdes në zbatimet e detyrave tona dhe mos me dhanë datë sa për konsum ditor dhe në këtë mënyrë do t’i bindim se jemi të gatshëm të na japin një datë”, u shpreh ai.

Ndërsa për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Haziri shprehet optimist.

“Besoj që do të arrihet dhe Kosova të anëtarësohet edhe pse vitin e kaluar tërheqja e aplikacionit ka qenë e befasishme, Serbia është në ofensivë për tërheqje të njohjeve të reja, ata po arrijnë që të dezinformojnë për Kosovën. Anëtarësimi jonë në disa organizata do ta shuante këtë ndjejnë të Serbisë”, tha Haziri.

Ndërsa tek çështja e transformimit të FSK-së, sipas Lutfi Hazirit, ky transformim është i përgjysmuar.

“Ushtria tashmë është në proces por fatkeqësisht është se edhe kjo është gjysmë, sepse po bëhet transformimi i FSK-së, ndërsa në Kushtetutë do të figurojë si Forcë e Sigurisë së Kosovës edhe në kapacitetet e limituara do të jetë e kufizuar por deri atëherë është bërë një hap i madh që LDK-ja e ka mbështet. Edhe marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, LDK e ka mbështet, por Kosova ka ngecë, sepse Qeverisa nuk e ka vendos prioritetin numër një siç janë reformat e ERA-s në Kosovë”./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme