Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka shtyrë për miratim propozim vendimin lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës para vendosjes së masës prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ky vendim përplasi ministrat e koalicionit duke u cilësuar si vendim i gabuar.
Eksperti i Ekonomisë, Lulzim Beqiri në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ka përplasje në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e parë si nevojë urgjente shkuarjen në zgjedhje.
“Përplasja e në mbledhjen e Qeverisë është vazhdimësi e përplasjeve të shumta që ndodhin shpesh, shkak është edhe koalicioni i madh dhe profili i partive politike, të cilat kanë në programet e tyre, prandaj kemi dhe do të shohim edhe përplasje të tilla edhe në të ardhmen nëse ky koalicion arrin të mbijetoj. Duke e shikuar nga aspekti ekonomik, mendoj se duhet urgjentisht të shkohet në zgjedhje si pasoje e politikave të gabuara ekonomike që ky koalicion ka bërë”, ka thënë ai.
Sipas tij sot po tentohet që të merren meritat se kush e ka vënë taksën dhe po i kushtohet rëndësi më shumë se kush i ka marr meritat.
“Po tentohet të flitet kush është faktor, pra po vërehet një rivalitet i cili veçse u shpërfaq kohën e fundit në media lidhur me atë se kush ka ndikuar të vihet taksa, prandaj më shumë po i kushtohet rëndësi me i marrë meritat, se sa për efektet pozitive a negative të taksës”, ka thënë ai.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në mbledhjen e Qeverisë, të premten, tha se një propozim i tillë do të duhej të shikohej mirë edhe nga MTI dhe institucionet e Kosovës.
“Çdo prekje e vendimit për taksën është vendim i gabuar. Mendoj që duhet të qëndrojmë në atë vendim që e kemi marrë më herët dhe në asnjë rrethanë pavarësisht kostos dhe çdo lëvizje tjetër është gabim i madh sepse po hapim mundësi për keqpërdorime të reja që si Qeveri do ta kemit ë pamundur t’i kontrollojmë. Mendoj që ky vendim duhet rrëzuar me votë dhe nuk duhet larguar nga rendi i ditës. Është gabim i madh në çfarëdo rrethane të lëvizim nga pozicionet derisa nuk e kemi realizuar qëndrimin tonë politik. Unë e kuptoj edhe interesin e bizneseve por si shtet në fund të fundit duhet marr koston përsipër dhe të mos tolerojmë në asnjë rrethanë lëvizje nga pozicioni që kemi kur e kemi ndërmarr taksën. “Ne nuk kemi marrë për bazë analiza të tilla më herët sa i përket zhvillimit të vendit. Si vendim politik duhet të mbetet i tillë”, deklaroi Tahiri.
Institucionet e Kosovës po përballen me presione të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare rreth taksës. Bashkimi Evropian edhe një herë ka kërkuar heqjen e taksës në takimin konsultues që pati Ekipi Negociator me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini./V.Berisha/arbresh.info
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...