Ministri i Jashtëm i Kosovës njëherësh edhe zëvendës Kryeminsitër i Parë, Behgjet Pacolli në një intervistë ekskluzive për Ora News u shpreh se Kosova nuk do të tërhiqet nga taksa 100% ndaj mallrave serbe.
Ai tha se për masa të tilla ndaj Serbisë kishte kërkuar që të vendoseshin që në vitin 2007, pasi sipas tij edhe cilësia e produkteve që futej në Kosovë ishte e dyshimtë. Pacolli u shpreh se është Serbia ajo që shkel Ceftën, pasi nuk ka implementuar marrëveshjet e arritura.
Pacolli: Unë nuk besoj se do të ketë tërheqje. Është vendosur kjo masë. Unë për masa të tilla kam folur që nga 2007. Unë kam folur për masa sistematike evolutive jo revolutive. Çdo vend ku kam shkuar Turqi, Bullgari, Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Itali kam kërkuar që produktet e tyre të jenë sa më tepër prezente në Kosovë, për arsye se unë kam pasur një frike së në Serbia ka punuar dy linja në një fabrikë, një për produktet që vijnë për në Kosovë dhe një për produktet që ata që konsumojnë.
A shkelet Cefta me këtë lëvizje të Kosovës?
Pacolli: Nuk jemi ne ata që sheklin Ceften, Ceften e shkel pala serbe. Ne kemi disa marrëveshje me Serbinë. Nëse shifet sa janë implementuar këto marrëveshje, Serbia ka dështuar të implementojë këto marrëveshje. Edhe sot Serbia nuk ka implementuar asnjë marrëveshje. Unë jam për reciprocitet dhe ky reciprocitet ka ndodhur tani. Ka mundur të jetë një masë më tepër ekonomike se politike, por kushtet e kanë kërkuar tani edhe për shkak të arrogancës së Serbisë dhe burtalitetit dhe një masë e tillë është dashur të merret.
Pacolli: Sfidë, përmbyllja dialogut me Serbinë
Sfidat vazhdojnë në drejtim të integrimit të Kosovës në sa më shumë organizata ndërkombëtare. Të kërkojmë, konsensus nga miqtë tanë. Ajo që mbetet me rëndësi për ne janë përveç sfidave të liberalizimit të vizave, të integrimit Kosovës në organizata rajonale dhe evropiane, mbetet sfida e dialogut.
Kosova ka nevojë të përmbyllë shtetndërtimin e saj. Dhe kjo përmbyllet me përmbylljen e dialogut me Serbinë. Me nënshkrimin e kontratës së madhe të paqes me Serbinë nga e cila Serbia do të obligohet ta njohë shtetësinë e Kosovës dhe ti hapet rruga drejt anëtarësimit në OKB.
Pacolli: Do ketë demarkim të kufirit me Serbinë
Kohët e fundit ka disa mosmarrëveshje të vogla mes faktorit politik në Kosovë. Flitet se Presidenti ynë është për ndryshim të kufijve ose të ndajë Kosovën. Kjo nuk është e vërtetë. Unë e di këtë. Flitet për një korrigjim, që ne e quajmë demarkim të kufirit. Ne kemi pas demarkim të kufirit me Malin e Zi dhe me Maqedoninë dhe sigurisht do ta kemi edhe me Serbinë.
Pacolli: Nuk rrezikohen pasuritë e Kosovës
Ujmani është një pasuri e Kosovës, Trepcja është pasuri e natyrshme e Kosovës dhe nuk besoj që as presidenti dhe askush tjetër që ka diskutuar për tjetërsimin e këtyre resurseve natyrale të Kosovës. Sa i përket faljes së territorit nuk është fjala për këtë. Do të ketë diskutim rreth demarkimit të kufijve. Nga ana tjetër unë kam dëgjuar së presidenti do t’i përmbahet tri gjërave, që asnjëherë mos kthehet në diskutim 17 shkurti 2008, mos kthehet në diskutim sovraniteti territorial i Kosovës dhe asnjëherë mos diskutohet për kushtetutën e Kosovës në dëm të shtetit të Kosovës.
Taksa në rrugën e Kombit, Pacolli: Nuk është tragjike
Personalisht nuk e shikoj shumë tragjike vënien e taksës, për arsye se flitet për një objekt jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe mirëmbajtja e asaj rruge kushton. Njerëzit që kalojnë njëherë dy, nuk mund ta kuptojnë se mirëmbajtja e një autostrade kushton shumë para. Nuk e di nga ana shqiptare në mund t’i mbulojë shpenzimet që do t’i këtë në mirëmbajtjen e kësaj autostrade me atë taksë. Edhe pse taksa në anën tjetër duket e lartë. Unë do të doja që të ketë sa më shumë frekuencë dhe sa më shumë të rritet frekuenca ulet taksa, nga 5 do të ulet në 3 euro. Ajo do të ishte mirë për secilin, por nuk ka të drejtë të hidhërohet që ka një taksë sot. Sot të ecësh në rrugët e Kosovës nuk kushton asgjë, por jam i bindur se edhe Kosova do të aplikojë një taksë. Taksat aplikohen në të gjithë botën.
Mbledhja e ardhshme e dy qeverive në Shkodër
Është një ide dhe një dëshirë e imja që ne të kemi vetëm një zhduganim në një pikë. Kjo do të fillojë tani të aplikohet dhe jam i lumtur që kjo ide ka marrë drejtimin e duhur. Por jam i lumtur që edhe ideja ime e kahershme që të kemi një institut gjithë shqiptar që do të mbledhim të gjitha kokat dhe ata të trasojnë rrugën tonë në vitet e ardhshme. Edhe kjo ka marrë drejtim të duhur. Takimi tjetër i dy qeverive që do të jetë besoj në Shkodër do të jetë edhe më i frytshëm.
Liberalizimi i vizave, Pacolli: Ne i kemi plotësuar kushtet, Europa duhet të bëjë lëvizjen
Pala kosovare ka kryer çdo obligim. 95 detyrime që i kemi pasur i kemi përmbushur në kohën e duhur. Evropianët që kanë premtuar që do të ketë liberalizim, ne jemi gati. Presim prej Këshillit të Ministrave të Ministrive të Punëve të Brendshme që të japin dritën e gjelbër. Prishtinës po i soset durimi sepse këtu është luajtur pak me dinjitetin tonë dhe ne kemi besuar tek premtimet e evropianëve. Kemi përmbushur të gjitha obligimet dhe ata duhet të bëjnë lëvizjen e tyre. Jemi shumë afër. Dëshiroj që këtë vit të futet në axhendë e takimit të Këshillit të Ministrave dhe të votohet pro.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/454870898375160/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...