Google ADS

Takohen Pacolli e Chabert, flasin për gjendjen politike

20:03 | 1 Mars 2019
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së dhe njëherësh bashkëkryesuesi i Klubit Afarist Frankofon Rrahim Pacolli është takuar me ambasadorin francez Didier Chabert.

Bëhet e ditur se dyshja në këtë takim kanë folur për gjendjen aktuale politike në vend, shkruan arbresh.info.

“Këtë mbrëmje pata një takim me ambasadorin francez në Kosovë Didier Chabert ku biseduam për gjendjen aktuale politike si dhe mbarëvajtjen e Klubit Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF). RrP”, thotë Pacolli në një shkrim në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme