Takohen Isa Mustafa e Albin Kurti

15:15 | 5 Shkurt 2019
V. S.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafës dhe Albin Kurit, kanë mbajtur sot një takim në shtëpinë e ish-kryeministrit Mustafa.

Këtë e ka konfirmuara për Arbresh.info, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai ka treguar shkurtimisht se takimi ka pasur të bëjë më zhvillimit e fundit në vende.

“Mundem me konfirmua këtë takim. Nuk ka pas ndonjë temë konkrete. Në përgjithësi zhvillimet e fundit dhe opozita. Për detaje tjera besoj sonte e dërgojmë një komunikatë”, tha ai.

Kujtojmë se takime mes Mustafës e Kurtit ka pasur edhe më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme