Takohen dy përkrahësit e Ushtrisë së Kosovës, ambasadori Kosnett dhe komandanti Foggo

15:04 | 20 Dhjetor 2018
V. S.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admiralin James Foggo.

Sipas Ambasadës së Amerikës në Kosovë thuhet se admirali Foggo ripohoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Forcës së Kosovës.

Duhet përkujtuar që SHBA-të përkrahën fuqishëm votimin e pakos së ligjeve të FSK-së në Kuvendin e Kosovës, ku me 14 dhjetor u votuan me 106 vota duke mundësuar kështu formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme