Google ADS

Takimi “vendimtar” për taksën

12:57 | 22 Janar 2019
arbresh.info

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për arbresh.info se takimi ndërmjet Kryeparlamentari Kadri Veseli, ambasadorit të SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe kryeministrit Ramush Haradinaj është vendimtar sa i përket taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Ky takim i jep drejtim kësaj teme,” është shprehur Hoxhaj për arbresh.info.

Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100 % mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe për këtë është duke u përballur nga presioni amerikan.

SHBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë Dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale./arbresh.info/

 

Të ngjashme