Aleksandër Vuçiqi është përgjegjës për dhënien e urdhrit për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanovic. Kështu ka shkruar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Sipas tij, mbrojtja që presidenti serb po i bënë të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, nxjerr në konkludim që Vuçiqi ka urdhëruar këtë vrasje.
“Kërkesat tona ndaj autoriteteve serbe për bashkëpunim juridik në rastin Ivanoviq kanë ngecur në atë çast kur të gjitha dyshimet e bazuara e nxorën Milan Radojçiqin si të dyshuarin kryesor për atentatin vdekjeprurës që shtetasit dhe politikanit të Republikës së Kosovës, Oliver Ivanoviq i kushtoi me jetë. Në vend të bashkëpunimit dhe vendosjes para drejtësisë së të dyshuarit kryesor, ai u mor në amnisti nga Presidenti Aleksandër Vuçiq. Nuk ka asnjë shpjegim racional përveç faktit se në mes Vuçiqit dhe Radojçiqit ekziston një marrëdhënie e tillë e urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit” ka shkruar Tahiri.
I pari i Drejtësisë në ekzekutivin e vendit ka siguruar qytetarët e Kosovës, sidomos komunitetin serb, se institucionet e Kosovës do të punojnë derisa ta sjellin autorin e këtij krimi para drejtësisë.
“Qytetarët e Kosovës dhe veçmas ata të komunitetit serb duhet të jenë të sigurt se drejtësia herët a vonë do ta sjellë para përgjegjësisë autorin e këtij krimi, dhe të vërtetën e faktuar nuk do të ketë regjim që do të mund ta amnistojë. Ivanoviq ishte qytetar i Republikës së Kosovës për zbardhjen e rastit të së cilit institucionet tona nuk do të ndalen deri në fund” ka shkruar në fund Tahiri.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...