Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Forumin e parë të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore që u mbajt në Ankara të Turqisë, me temën “Ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse”.
Në hyrje të prezantimit të tij, Tahiri ka paraqitur një rezymenë për Republikën e Kosovës, shtetin më të ri, që këtë vit feston 20-vjetorin e çlirimit, ndaljes së represionit, vrasjeve dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit.
“Shpreha mirënjohje dhe falënderim për të gjitha ato vende që kanë mbështetur lirinë dhe shtetndërtimin për vendin tim. Gjithashtu theksova progresin e arritur si shtet dhe si shoqëri në të gjitha dimensionet. Në kuadrin e ndërtimit të institucioneve efektive, të përgjegjshme, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, po ashtu pasqyrova reformat e ndërmarra në pakon ligjore në administratën publike, funksionimin më efikas të Qeverisë (përmes Projektligjit për Qeverinë), përmirësimin e ambientit të të bërit biznes përmes uljes së barrierave (përmes Projektligjit për Inspektimet), si dhe rezultatet e arritura në politikbërjen në Qeveri, të vlerësuara tashme edhe nga raportet e Bankës Botërore”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka bërë me dije se të arriturat e shtetit të Kosovës të prezantuara në këtë forum u vlerësuan lartë, duke shtuar vëmendjen e përfaqësuesve të shteteve prezentë për përvojën e Kosovës në rrugëtimin e saj në këto procese.
“Në përfundim të këtij forumi të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, theksova se agjenda e reformave në një shtet kërkon vullnet të fortë politik dhe konsultime përmbajtjesore të brendshme dhe të jashtme, me rol të veçantë të partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile duke i dhënë kuptim pozitiv përfundimtar një procesi reformues. Me moton ‘në shërbim të qytetarëve’ potencova se rezultatet e reformave në qeverisje, rrisin jo vetëm shërbimin ndaj qytetarëve por edhe vlerësimin dhe respektin për secilin shërbyes publik”, ka thënë Tahiri.
Pjesëmarrës në këtë forum ishin 41 shtete me 400 anëtarë nga sektori publik e privat, akademik dhe nga shoqëria civile. Në kuadër të këtij forumi u diskutuan të arriturat e reformave në qeverisje dhe hapat që duhet shtyrë në të ardhmen në këtë fushë.
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...