Ministri i Drejtësisë, njëherësh edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se SHBA tashmë ka filluar të merr veprime ndaj Kosovës si pasojë e mos përmbushjes së kërkesës së tyre për taksën.
Tahiri, në RTV Dukagjini, ka thënë se qëndrimi i Amerikës për taksën është mese i qartë.
“Është e rëndësishme të shohim qëndrimin zyrtar të SHBA-së. Është e rëndësishme të shohim efektin e veprimeve të tyre. Është e rëndësishme të shohim fillimin e suspendimeve që SHBA i bëri asistencës teknike ndaj FSK-së dhe paralajmërimi për suspendim të fondeve të tjera”.
“…Është ndalë vizita për 17 shkurt nga garda e Iowa-s, që kishte qenë e planifikuar më parë. Kanë filluar të rrënohen raportet me SHBA-në”, tha ai.
Ministri i Drejtësisë ka thënë se ai vet në Qeveri e ka votuar vendosjen e taksës, por tani është koha për të kaluar në një plan tjetër.
“Unë vet kam votuar këtë taksë, por tani është koha që të kalojmë në planin B. E ky plan është propozimi i zotit Kadri Veseli për suspendimin e kësaj takse”.
Tahiri ka thënë se për herë të parë ambasada e Amerikës në Kosovë nuk u jep viza zyrtarëve shtetërorë.
“Kemi një numër të madh të zyrtarëve të shtetit të Kosovës që periudhën e fundit nuk kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mungesës së vizave. Po ndodhë për herë të parë që ambasada e SHBA nuk pajis zyrtarët e Kosovës me viza”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA