Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për foto-skandalin e prezantuar nga deputetja Flora Brovina, gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.
Ai në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Brovina ia ka kushtuar jetën kauzës kombëtare dhe çlirimit ani pse veprimin e saj e quan të dëmshëm për vendin.
E kur flitet për dorëheqjen e saj, Tahiri thotë se në Parlament ka shumë njerëz të cilët do të duhej të jepnin dorëheqje para deputetes Brovina.
“Ne duhet ta kemi të qartë se për çfarë personi po flasim, po flasim për një njeri që tërë jetën ja ka kushtuar vendit, dhe jo për dikë që krejt rastësisht i bie një dokument në dorë dhe e prezanton. Unë nuk jam këtu ta mbrojë askënd dhe duke e ditë kontributin e saj nuk duhet të zgjatet më shumë ky debat. Ka shumë më shumë njerëz në Parlament që do të duhej të jepnin dorëheqje dhe Brovina është njeri i fundit që duhet të jap dorëheqje”, ka thënë ai.
Ai e ka quajtur skandaloze se si kjo foto e prezantuar nga Brovina në vitin 2012 nuk e mori vëmendjen siç e mori tash, pavarësisht asaj që fotografia është e falsifikuar.
“Ka pas fakte që Brovina nuk ka fol për herë të parë pasi që ka besuar që një fotografi e tillë është e vërtetë e pastaj sqaroi se nga e ka marrë fotografinë. Ajo ka qenë e bindur në vërtetësinë e atij dokumenti duke dashur ta paraqesë tmerrin që kanë përjetuar gratë shqiptare. Në vitin 2012 askush nuk është marrë me atë çështje dhe kjo është skandal për gjithë shoqërinë sepse askush nuk është marrë me atë”, ka shtuar ai.
Lidhur me mohimin e aktivistes Mevlyde Saraçi se ajo ia ka dorëzuar fotografinë, ai tha se askush nuk do të marr përgjegjësinë për atë se çka ka ndodhë dje.
Ai tutje ka shtuar se as pas publikimit të fotografisë, Serbia nuk mund ta pengoj agjendën e Kosovës për të dëshmuar krimet e luftës.
“Ne kemi arrit me i bë të ditura krimet që Serbia i ka bërë, dhe kjo nuk mund të na dëmtojë këtë agjendë. Unë vet kam pas dyshime se një dokument të tillë e ka pas shumë më herët, por sot doli me fakte që vërtet një gjë e tillë ka ndodhë. Personi që ja ka dhënë letrën i ka thënë se ngjarja ka ndodhur në këtë vend. Ajo nuk ka bërë mirë që nuk e ka dorëzuar në Prokurori”,ka shtuar ai.
Lidhur me atë se a e ka ditur PDK-ja për publikimin e fotografisë, ai e ka mohuar një gjë të tillë pasi që sipas tij askush nuk e raporton në parti secilin veprim.
“Atë ditë ka qenë seanca dhe të gjithë jemi përgatitur për të paraqitur fakte për krimet. Unë mendoj që provat që i ka paraqit janë mjaft të qarta dhe duhet të dimë se nuk mund të raportojmë në parti për secilin veprim që e ndërmarrim”, ka thënë ai.
Tahiri thotë se PDK-ja më së paku deshi që një gjë e tillë të ndodhte, pasi që ishte kryetari i kësaj partie që sponsorizoi krijimin e Tribunalit.
Lidhur me formimin e Tribunalit, ai ka thënë se ka mundur të bëhet më herët mirëpo është iniciativë e mirë që po bëhet edhe tash.
“Janë më shumë se 900 lëndë që duhet t’u jepet një drejtim. Është shumë e rëndësishme që gjykatat tona t’i dënojnë në mungesë personat që kanë kryer krime, siç arritëm sot të ekstradojmë një person i dyshuar për krime lufte”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se është mirë që ky Tribunal të jetë ndërkombëtarë derisa ka deklaruar se nuk mund të kërkojnë përkrahje ndërkombëtare pa krijuar një pasqyre të qartë se si do të ecët përpara.
Lidhur me Gjykatën Speciale, ai ka theksuar se ka qenë i padrejtë formimi i saj dhe sado që të funksionoj ajo do të ketë vetëm lajme të këqija për Kosovën.
Tahiri ka folur për me mbylljen e Institutit për Hulumtimin për Krimet e Luftës në Kosovë derisa ka thënë se një i tillë nuk ka qenë konform ligjeve.
Ai thotë se instituti ka bërë punë të mirë mirëpo ato të dhëna që kanë mbledhur janë të mangëta.
“Nuk ka qenë një institut që ka qenë konform asaj që duhet të jetë me ligj. Nëse duam të bëjmë institut duhet të bëhet konfrom ligjeve. Ky institut e ka pas mandatin për mbledhjen e provave, dhe unë një prej çështjeve të para kam kërkuar numrin e saktë i të vrarëve në Kosovë dhe si shtet ende nuk e kemi një numër të saktë. Ata nuk e kanë pasur një të dhënë të tillë dhe për mua ka qenë shokuese. Lidhur me masakra të mëdha që kanë ndodhë në Kosovë, asnjë shkronjë e vetme nuk është”, ka shtuar ai.
“Tash është një departament i ri, dhe brenda javës së ardhshme do të dalin konkurset e reja që do të punësohen me kontrata të përhershme. Prej 16 pikave që është themelu ky Institut, vetëm dy prej tyre janë përmbushur”, ka thënë ai.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...