Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit. I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën.
Në Qeverinë e Kosovës këtë skepticizëm po e quajnë të panevojshëm. Madje koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.
“Ajo që do të duhej të ndodhte dhe ajo çka unë mund ta komentoj është që Austria e ka presidencën e BE-së tanimë, dhe ajo është shteti që duhet ta vendos në agjendën e vet temën e liberalizimit. Unë mendoj që në momentin kur tema është në votim, unë jam shumë optimist që do të ketë një reflektim të vendeve të BE-së”, tha Tahiri për EO.
“Mendimi dhe vlerësimi është i qartë i saktë, është meritë dhe jo dhuratë dhe në të njëjtën kohë thotë pasi që Kosova i ka përmbush të gjitha obligimet, ka pas një votim në Parlament dhe nuk di qysh do t’i thuhet jo. Nëse i thuhet jo atëherë do të jetë një thikë pas shpine për Kosovën”.
“Për shkak se ju jeni të vetëdijshëm që gjatë gjithë kohës Kosovës ju ka thënë që votojeni demarkacionin se jeni tu e ndal qytetarin me lëviz lirshëm, do të thotë i kanë thanë përmbushni obligimet teknike se do ta keni liberalizimin ne e kemi kaluar edhe demarkacionin e kemi edhe vlerësimin pozitiv e kemi edhe votimin në Parlament dhe nuk di çka mund të bëjmë ne më shumë. E shoh si shumë diskriminuese që qytetarët e Kosovës për dallim prej krejt anëtarëve të Evropës të mos lëvizin lirshëm”, tha ai.
Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe, ku është shprehur i bindur se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Sipas tij, nuk do të ketë asociacion që fuqinë e vet politike e barazon mbi aspiratat e Beogradit.
Ndërkaq lidhur me reformat shtetërore, Tahiri ka thënë se plani i Qeverisë është duke u zbatuar në përpikëri.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet