Tahiri: Mbyllja e kazinove shpëton gjepat e kosovarëve

18:29 | 22 Mars 2019
A. B.

Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri ka mirëpritur miratimin e rezolutës e cila ndalon/mbyll gjithë lojërat e fatit në Republikën e Kosovës.

Sipsa Tahirit, mbyllja e këtyre loklaeve do ta shpëtojë gjepin e qytetarëve.

“Uroj që puna e Kuvendit, e Kryetarit, Kryeministrit , qeverisë dhe institucioneve tjera të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjeve që humben më të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Një pranverë më e qetë për shumë nëna e baballarë të cilët ishin të shqetësuar më parë..!

Vota ime PRO rezolutës se LDK-së, shkoi me gjithë zemër për ndaljen e shqetësimit të shumë familjeve, gjepin e qytetarit dhe këdo qe në një formë apo tjetrën e kanë prekur këto lojëra “fati”!

Edhe pse i vonuar, tani me vend vepruan të gjithë deputetët në Kuvend!

Pas dy vrasjeve tragjike vetëm brenda një jave, në dy kazino, hap i qëlluar shfuqizimi i ligjit ekzistues për lojërat e fatit !

Fati i keq është se kjo u bë pasi humben jetën dy djem të ri, në vendin e tyre të punës, në dy lokale të lojërave të fatit.

Por së paku, ekziston shpresë që raste të tilla në këto vende të mos ndodhin më!

Uroj që puna e Kuvendit, e Kryetarit, Kryeministrit , qeverisë dhe institucioneve tjera të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjeve që humben më të dashurit e tyre!

‘Është më mirë të ndjejmë dhimbje për të tjerët se sa vetëm për vetën’.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme