Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve dhe të kolegjeve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për nevojën e modernizimit të kurrikulave në përgatitjen e juristëve për nevojat e tregut të punës.
Edukimi ligjor dhe arsimi juridik, sipas ministrit Tahiri, është jetik në konsolidimin e sundimit të Ligjit në Kosovë, meqë kuadrot për këtë sistem përgatiten nga institucionet arsimore, thuhet në njoftim
Andaj, ministri Tahiri ka kërkuar përmirësimin e cilësisë së mësimit praktik dhe mësimdhënies e mësim-nxënies aplikative në fushën juridike përmes qasjes teorike dhe praktike të mësimit, si dhe vlerësimin e nevojave të tregut të punës, në rishikimin e programeve studimore, me theks në shkathtësi dhe kompetenca, me qëllim të modernizimit të kurrikulave për përgatitje të juristëve.
“Siç vërehet, adresimi i këtyre sfidave, tejkalon përgjegjësitë e një institucioni të vetëm prandaj, është e rëndësishme që të vazhdohet dhe zgjerohet puna dhe bashkëpunimi ndër-institucional për promovimin e politikave që orientojnë dhe stimulojnë studentët e fushës së drejtësisë të përvetësojnë shkathtësitë e nevojshme të tregut të punës” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka kërkuar që propozimet e programeve të reja mësimore, para se të dërgohen në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, të përfshijnë edhe konsultimin me institucionet e sektorit të sundimit të ligjit dhe punëdhënës tjerë potencial në mënyrë që të merret harmonizimi me nevojat e tregut të punës.
“Në këtë kontekst, ministri Tahiri ka theksuar rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit për ofrimin e praktikës profesionale për studentë në të gjitha institucionet dhe punëdhënësit tjerë potencial, por ka kërkuar edhe ndërtimin e Qendrave apo Klinikave Juridike, që do të mundësojnë dije praktike edhe brenda vetë institucioneve arsimore”, përfundohet në komunikatë./Arbresh.info
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...
Xheneta ia pren Gjestit: Deri në momenti që nuk i thërret tr...
Rama: Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobon...
Kurti dhe Vitia nesër do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fa...
Policia kërkon ndihmën e një gruaje për vjedhje të stolive t...