Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se nuk mund të ketë demokraci pa liri të shprehjes. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka theksuar se pavarësisht arritjeve, ende mbetet punë për t’u bërë për funksionimin e mirëfilltë të gazetarisë.
“Kushti themelor i demokracisë është liria dhe ndër tiparet themelore të lirisë është shprehja e lirë. Nuk mund të ketë demokraci liberale pa liri të shprehjes. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, sot e gjen shoqërinë dhe mediat tona në një stad shumë më të avancuar. Megjithatë na duhet ende punë, dialog, transparencë dhe respekt për të garantuar një ambient të sigurtë për funksionimin e mirëfilltë të këtij profesioni fisnik” ka shkruar Tahiri.
Si pjesë e politikës aktive, Tahiri ka premtuar se do të angazhohet për bashkëpunim të plotë me mediat, si shtylla kyçe në mbrojtje të interesit publik të Republikës së Kosovës dhe shoqërisë në përgjithësi. Sipas tij, e gjithë kjo do të bëhet pasi vlerat që kanë informimi i drejtë, i saktë dhe në kohë, duhet të mbrohen pa kompromis.
“Sot, i bashkohemi ndërgjegjësimit për mbështetjen e gazetarëve dhe mediave për punën e tyre të shenjtë, plotësisht të vetëdijshëm se ky ndërgjegjësim duhet të jetë përditshmëri e jona. Si Ministër i Drejtësisë dhe si pjesë e politikës aktive, do të angazhohem për bashkëpunim të plotë me mediat, si shtyllat kyçe në mbrojtje të interesit publik të Republikës së Kosovës dhe shoqërisë tonë në përgjithësi. Informimi i drejtë, i saktë dhe në kohë, janë vlera të cilat kemi përgjegjësi t’i mbrojmë pa kompromis” ka përfunduar Tahiri statusin e tij në Facebook.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...