Ai ka thënë se në listën e AAK-së janë 17 akademikë, pastaj njerëz që kanë kontribuar në luftë, nga shoqëria civile thotë se është kandiduar Besa Luzha.
“Nuk e di numrin e saktë të femrave, por e di që tejkalojmë kuotën e kërkuar nga ligji”, tha ai në RTV Dukagjini
Zyrtari i AAK-së thotë se përpos bartësit të listës që do të jetë Ramush Haradinaj, numrat tjerë pasues janë hedhur me short dhe renditja do të jetë e rastësishme.
Ai ka konfirmuar se vet në listën e AAK-së do të jetë i 12-ti, por thotë se numri ndryshon pas bashkimit të listave me AAK-në.
Tahiri duke folur për rezultatet e mundshme ka thënë se partitë do të jenë në rezultat të ngushtë dhe është vështirë të parashikohen përqindjet.