Në kuadër të fushatës “Drejtësia dhe Biznesi”, është organizuar tryezë diskutimi për themelimin e një Gjykate Komerciale – Tregtare.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se gjatë vitit 2018 ka pasur bashkëpunim të mirë me fakultetin juridik dhe ekonomik.
“Një prej të metave më të mëdha në kuadër te sistemit gjyqësor ajo që kam marr si nga bizneset, ekspertët e ndryshëm, ka qenë drejtësia komerciale. Nga mesi i vitit të ardhshëm qershor-korrik mendojmë ta kemi strategjinë, një udhërrëfyes që do të zgjatë tri deri në pesë vite. Ne e shohim edhe një shmangie të madhe të bizneseve të iu drejtohen gjykatave për problemet e tyre. E para për shkak të mos efikasitetit dhe vendimeve. Nuk është e vështirë të formohet një Gjykatë Komerciale por që të ketë gjyqtarë të duhur duhet kohë”, tha ai, raporton arbresh.info.
Tahiri ka thënë se mungojnë gjyqtar për çështjet e bizneseve.
“Duke pasur probleme të mëdha të bizneseve, pastaj investitorët e huaj qe kanë shumë probleme, duhet më shumë kapacitet. Duhet një rishikim i thellë për këtë dhe partnerë për këtë kam USAID dhe partneri kyç është fakulteti Juridik dhe Ekonomik. Jemi në një situatë jo të mirë në raport me bizneset si gjyqësor dhe me këtë organizim që kemi nuk po arrijmë të iu përgjigjemi nevojave të bizneseve. Duhet ta përmirësojmë këtë gjendje dhe duhet një gjykatë komerciale dyshkallshmëri”, ka thënë ai duke shtuar se kjo gjykatë do të jetë adresë për biznese.
“Duhet të ketë edhe gjyqtarë të mirë sepse nëse nuk ka ne nuk e arrijmë atë që kemi dashur. Për këtë kam biseduar edhe me ministrinë e drejtësisë të Gjermanisë që të kemi gjyqtarë të duhur. Sot kemi 23 mijë lëndë të bllokuara që mbajnë pengë miliona euro dhe duhet të kemi gjyqtar të profilizuar për këto çështje”, tha ai./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...