Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se drejtësia ndërkombëtare duhet të flas për gratë viktima të luftës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se ka dërguar edhe peticion në OKB për të kërkuar drejtësi për gratë e dhunuara.
“Përmes peticionit gjithë-popullor në vitin 2014, qytetarët e Kosovës u bënë zëri më i fuqishëm për mbrojtjen dhe drejtësinë ndërkombëtare për gratë tona shqiptare të dhunuara gjatë luftës gjenocidale serbe kundër Kosovës”, ka shkruar Tahiri..
Postimi i plotë pa ndërhyrje
“Kete peticion e dorezova une si Kryetare e Bordit te Grave per Peticionin ne OKB ne mars te ketij viti. Drejtesia nderkombetare duhet te flas per grate tona viktima te luftes.
Drejtesia duhet te vehet ne vend per tua kthyer dinjitetin grave tona, kriminelet duhet dhe do te denohen.
Drejtesia vonohet por vjen nje dite, ashtu sikurse ka ardhur edhe per grate tjera ne lufterat tjera ne bote.
Kjo tragjedi eshte nje dhembje e madhe kombetare dhe nje e vertete e hidhur te cilen nuk mund ta zbeh askush.
Do te punojme te gjithe se bashku qe drejtesia nderkombetare te vehet ne vend.
Nje Gjykate nderkombetare per krimet gjenocidale te dhunimit te grave shqiptare nga forcat serbe gjate luftes ne Kosove 1998-1999, i jep drejtesi kesaj tragjedie.
Peticioni jone i dorezuar ne OKB kerkon nga OKB te pergatise raport zyrtar per kete ceshtje, per 20000 gra te dhunuara ne luften e Kosoves, si dhe krijimin e mekanizmit nderkombetar per ti sjelle kriminelet e luftes para drejtësisë”, ka shkruar Tahiri.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit