Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se do të propozojë që lista e profileve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë të dyfishohet.
Ai ka thënë se nga ky veprim duhet të kursehen asamblistët, që sipas tij nuk kanë në dorë fuqi vendimmarrëse e mundësi për të keqpërdorur buxhetin. Por ka thënë se nga në këtë listë duhet të futen mjekët, profesorët universitarë e zyrtarë menaxhues në Policinë e Kosovës.
“Kemi kategori që janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e që në fakt nuk do të duhej të ishin. Si për shembull asamblistët”, ka thënë Tahiri, në Interaktiv të KTV-së.
Ndërsa ka përmendur se duhet të përfshihen në listën e deklarimit të pasurisë të profesorëve dhe të mjekëve.
“Në fund janë deputetët ata që do të vendosin që të përkrahin apo jo një propozim të tillë të Ministrisë së Drejtësisë. Unë shpresoj që ta kemi përkrahjen e deputetëve, sepse sa më shumë profile që paguhen nga shteti që futen në deklarimin e pasurisë, gjasat për keqpërdorim janë më të vogla.
Nuk jemi kundër askujt, por mendojmë se kështu e rrisim llogaridhënien dhe transparencën. Po ashtu e zvogëlojmë mundësinë për keqpërdorim të buxhetit”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se edhe zyrtarë policorë, që janë të thirrur për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, trafikimin me qenie njerëzore, janë në mesin e profileve që duhet të obligohen ta deklarojnë pasurinë.
“Luftimi i korrupsionit dhe keqpërdorimit të buxhetit është shumë i rëndësishëm, por krahas saj duhet të punojmë edhe në parandalimin e këtyre dukurive”, ka thënë Tahiri.
Krahas kësaj, Tahiri ka thënë se duhet të dyfishohet edhe numri i të punësuarve në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
“Po ashtu duhet të punohet në sqarimin dhe përcaktimin e plotë të mandatit të kësaj Agjencie, të qartësohet se a do të jetë ajo që do të hetojë apo vetëm do të mbledhë faktet”, ka thënë ai.
Bisedën në Interaktiv, Tahiri e ka nisur me faktin që qysh nga e hëna Kryesia e Kuvendit e ka përcaktuar rendin e ditës për seancën e sotme, ku ishin paraparë edhe katër pika të Ministrisë së Drejtësisë, por të cilat mbetën të pa diskutuara.
Më e rëndësishmja për të mbetet ajo për miratimin e Kodit i Procedurës penale.
“Një dokument shumë i rëndësishëm për drejtësinë në vend, që kërkohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare e përmendet edhe në Raportet për Vendin”, ka thënë ai.
Në mesin e pikave që i ka veçuar nga Kodi i Procedurës Penale ka qenë edhe ajo që nënkupton dënimin në mungesë.
“Do të jetë dënim që nuk do të parashkruhet dhe askush nuk do të mund t’i ikën drejtësisë, por do ta vuajë dënimin në momentin që kapet”, ka thënë ai, duke bishtnuar përgjigjen se numër i madh i figurave nga partia prej nga vjen, PDK-ja, i kanë ikur drejtësisë, duke lëshuar vendin kur janë dënuar e që janë kthyer kur dënimi për ta është parashkruar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...