Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së sotme është takuar me ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Kënaqësi ta presim në zyre me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ku ishte i pranishëm edhe deputeti Bekim Hahiu.
Kontributi i gjeneral Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne.
Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë.
Për kontributin që gjenerali ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si kryetari i Komunës, i dhurova stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen