Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi, Blerim Syla në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ka qenë politikë e Federatës që të ketë paga më të vogla, por më shumë mjekë. Krejt këtë ai ka thënë se e kanë bërë për të shmangur ikjen e madhe të mjekëve drejt Gjermanisë.
Duke folur për projektligjin për pagat që ka kaluar në Komisionin e Financave, Syla ka thënë se kjo është bërë edhe për rritjen e pagave edhe për të shmangur ikjen e mjekëve jashtë Gjermanisë.
“Përse unë ta kem rrogën 2 mijë euro e të ik mjeku i ri drejt Gjermanisë. Këtu nuk e pranoj”, ka thënë Syla.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Syla ka thënë se ikja e mjekëve ka filluar në vitin 2013 kur 400 ishte numri i parë që ia mësyri Gjermanisë, ndërsa në vitet e fundit kanë ikur nga 110 mjekë në muaj.
Ai ka kundërshtuar edhe grevën e profesorëve universitarë duke thënë se nuk është e drejtë nga ata që kanë rrogë deri në 1400 euro.
“Neve me fillim na kanë thënë për mundësitë që ka qeveria, por ata kanë qenë me ne. Ka profesorë universitarë me 1300-400 euro dhe prapë kërkojnë paga, kjo nuk është fer. Nuk dua ta ofendoj askend, por dihet puna e mjekut”, ka thënë Syla.
Edhe grevën e kirurgëve dhe ortopedëve e ka quajtur të papranueshme, mirëpo ka thënë se ndihen të tradhtuar dhe e kanë marrë vetë punën në dorë.
“Kirurgët abdominal dhe ortopedët janë në grevë. Unë jam gjinekolog dhe unë po vazhdoj punën. Ata besoj se do t’i thirrin arsyes dhe të vazhdojnë punën. Unë kam shkuar të bisedoj me ata, mirëpo për grevën e fundit ata kanë thënë se nuk e njohin sindikatën pasi ndihen të tradhtuar dhe e kanë marrë situatën në dorë”, ka thënë veç të tjerash Syla.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”