Nuk është veç shteti i Gjermanisë por edhe vende si Kuvajti po kërkojnë punëtorë shëndetësor nga Kosova, kështu tha gjatë emisionit “Përballje ditore”, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.
Syla tha se shteti urgjentisht duhet të krijojë reforma në mjekësi përndryshe do të jetë shumë vonë.
Sipas tij, kjo politik nuk po dëgjon mjaftueshëm kërkesat e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, pasi siç tha ai edhe struktura e spitaleve që po bëhet, kërkon fuqi punëtore në shëndetësi.
“Sot një njeri e kryen fakultetin dhe duhet të pres tri katër vjet për ta ushtruar profesionin, e në këtë mënyrë ai duhet të gjej rrugën e vet. Nëse nuk i bëjmë reformat e mirëfillta në mjekësi atëherë jemi shumë vonë. Një strukturë e spitaleve është duke u bërë, por ato spitale duan njerëz. Le t’i bëjmë shërbimet në bazë të normave të popullatës. Është mirë që populli mos të mashtrohet nëpër kampanja elektorale”, u shpreh ai.
Syla po ashtu foli edhe për ligjin e pagave në vend, ku tha se nuk është më e mira e mundshme, por siç tha ai më mirë që Kosova e ka ligjin për paga se mos ta kishte.
“Për fat të mirë më 2 shkurt është miratuar ligji i pagave, ku mjekët kanë përfituar. Ka pas pakënaqësi tek ligji i pagave, por Federata jonë ka ndjek një politik pak më ndryshe. Nuk kemi shkuar menjëherë të bëjmë dallime. Koeficientin që e ka rrit Sindikata ka qenë maksimumi. Ajo çka i kemi borxh janë ata me bachelor që nuk është numri shumë i madh. Por më mirë që e kemi ligjin për paga, se mos ta kishim atë. Me këtë ligj ne kategorizohemi jo shumë kënaqshëm, por është një mesatare. Unë jam bazuar në atë sa mund të shkelim me këmbë në tokë”, ka thënë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...