Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij është e gatshme për të bashkëpunuar me partitë tjera opozitare të vendit për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë në televizionin T7, se opozita po pret që të arrijë “numrat e nevojshëm” për ta realizuar rrëzimin e Qeverisë nëpërmjet një mocioni mosbesimi.
“Jemi të gatshëm për ta rrëzuar Qeverinë”, ka deklaruar Sveçla.
“Kemi tentuar që përmes bllokadës së Kuvendit të shkaktojmë krizë institucionale”, është shprehur ai, teksa ka akuzuar Partinë Socialdemokrate për sabotim të përpjekjes.
“Ishim të gatshëm edhe kur na tradhtuan në miratimin e buxhetit”, ka deklaruar Sveçla në T7.
Duke komentuar gatishmërinë e shprehur nga PSD’ja për të votuar për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, Sveçla ka thënë se partia e Shpend Ahmetit s’është e besueshme.
“Nuk i besoj, sepse kemi një përvojë të keqe. Si me çështjen e miratimit të buxhetit, dhe qëndrimet kontradiktore për bisedimet me Serbinë”, ka thënë ai.
“Janë bërë patericë e pushtetit, dhe po e dëshmojnë në hapa të përditshëm”, është shprehur Sveçla.
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...