Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se partia e tij që nga fillimi ka kundërtuar Gjykatën Speciale, derisa thotë se Thaçi po e dëmton Kosovën duke u munduar ta shpëtojë vetën nga Specialja.
“Gjithë janë dëshmitar se Vetëvendosje ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, me dhunë e kanë votuar atë përkundër faktit se ne thoshim se kjo është e dëmshme për Kosovën. Tash në një moment tjetër deshtëm të bëjnë një lojë në gjysmë të natës për shkak se për ta zhbërë atë të duhen 2/3 e nuk i kishin. E kjo ishte e pamundur”, ka thënë Sveçla.
Ai ka shtuar se Kurti e ka bërë të qartë se çfarë mendojmë për Gjykatën Speciale, por edhe rolin e Thaçit me këtë rast.
“Të gjithë komandantët e zonave janë në rrezik për të shkuar. Kurse Hashim Thaçi nuk merr përgjegjësi të cilat i takojnë. Te mediat vendore ai është lideri, kurse te mediat e huaja thotë se nuk ka qenë pjesë aktive e luftës. Ky është personi që ka shtyrë më së shumti këtë Gjykatë Speciale. Mos u mundo t’i ikësh një gjëje përmes koncesioneve në shpinë të Kosovës. Për akuzat që janë besojmë se Thaçi është i pafajshëm, ai ka bërë gjëra të tjera, por nuk besojmë në akuzat për trafikim të organeve”, ka thënë ai./ktv/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?