Autobusi i linjës Kosovë-Slloveni ‘R.Gashi’ është sulmuar mbrëmë përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë.
Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët afër Batajnicës të cilët kanë gjuajtur me gurë.
Siç shihet në këto fotografi të siguruara nga Indeksonline, xhami i përparmë i autobusit është dëmtuar për shkak të sulmit.
Pas sulmit, në vend ngjarje kanë dalë Policia e Serbisë dhe janë marrë me rastin.
Menaxheri i kësaj kompanie, Ilir Gashi për Indeksonline ka konfirmuar sulmin duke dhënë detaje se si ka ndodhur ai.
“Unë nuk kam qenë në udhëtim, por siç kam biseduar me shoferët, disa qytetarë serbë me gurë mbi urë kanë goditë pjesën e përparme të xhamit të autobusit. Nuk i dimë arsyet, përveç që jemi shqiptar e po e shohin firmë shqiptare. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se udhëtarët kanë pritur një orë deri sa Policia e Serbisë ka bërë procesin e rastit dhe me pas kanë vazhduar rrugën drejt Sllovenisë.
“Nuk ka lëndime asgjë serioze, përveç xhamit të përparmë të autobusit”, ka shtuar Gashi.
Nuk është hera e parë që autobusët nga Kosova më udhëtarë që kalojnë nëpër Serbi të sulmohen./Indeksonline/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...