Ministri i Financave, Bedri Hamza gjatë takimit njoftues me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahlin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
MI përmes një komunikate për media ka njoftuar se Kosova dhe Suedia do të bashkëpunojnë në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave të paluajtshme.
“Ministri Hamza duke uruar Ambasadoren Ahliny për detyrën e falënderoi atë për ndihmën dhe kontributin që shteti suedez ka dhënë dhe vazhdon të jap për institucionet e Kosovës, në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti suedez i ndihmon Kosovës në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave të paluajtshme”, thuhet në komunikatën e MI-së.
Në këtë takim, Ambasadorja e Suedisë, ka shprehur gatishmërinë e shteti suez për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik.
“Ndërsa, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit suedez për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...