Për të kundërshtuar politizimin e Bordit Drejtues te Universitetit të Prishtinës dhe ndërhyrjen në punët e Parlamentit Studentor, Organizata studentore “Reforma”, të hënën ka organizuar një aksion simbolik në oborrin e Rektoratit, shkruan arbresh.info.
Pas vendosjes se disa pankartave ne hyrje të Rektoratit, Edison Bibaj, anëtar i organizatës “Reforma”, ka thënë UP po bëhet si Telekomi i Kosovës.
“Universiteti po bëhet njëjte si Telekomi duke punësuar familjarë te politikave. Ky bord bie shumë lehtë pre e ndikimeve partiakë”, ka thënë ai.
Bibaj ka përmendur edhe pagat e menaxhmentit të Universitetit duke thënë se nuk merren me bursa dhe gjithmonë kanë bërë presione që të ulin bursën për studentët e Universitetit. Ai ka ngritur edhe çështjen e mungesës së dy objekteve Universitare.
“Ne kemi edhe njësi akademike që studentët e zhvillojnë punën praktike me shumë mungesa siç është mungesa e Objektit të Fakultetit të Bujqësisë dhe ati të Shkencave Matematiko-Natyrore, mungesa e laboratorëve në Fakultetin e Mjekësisë, mungesat në fakultetin e Artëve”, ka shtuar ai.
Përfaqësuesi i organizatës “Reforma”, ka ngritur edhe çështjet e seksizmit, nepotizmit, plagjiaturës duke thënë se janë pjesë e UP-së.
Bibaj ka paralajmëruar se nga nesër do të kundërshtoj çdo ndërhyrje në UP përmes protestave dhe grevave./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/289702238620886/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...