Institucionet paralele në Brezovicë e kanë plaçkitur Zyrën e Federatës Skitare të Kosovës. Një gjë e tillë ka ngritur shqetësime te zyrtarët e FSK-së, që momentalisht janë në Are të Suedisë, ku po zhvillohet Kampionati Botëror në Ski.
“Në Brezovicë plaçkitet dhe po tentohet të na dëbojnë nga zyrat që Federata i ka vendosur në Hotel Molika. Kjo është bërë nga institucionet paralele. Për momentin, Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes. Janë hequr flamujt e Kosovës dhe kompjuterët, si dhe janë vjedhur dy palë ski”, ka bërë të ditur për Sportin në KTV, kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Ne sapo e morëm informatën nga Federata Skitare, se persona ende të panjohur e kanë thyer objektin ku ndodhen zyrat e Federatës, ku edhe e kanë plaçkitur këtë të fundit. KOK-u e dënon këtë akt vandal, i cili është në kundërshtim të plotë me atë që e proklamon sporti dhe Lëvizja Olimpike. Ne u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt ta hetojnë dhe ta zbardhin rastin, si dhe personat përgjegjës të vihen para organeve të drejtësisë”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...