Serbia alarmon për rreziqe nga formimi i paralajmëruar i Ushtrisë së Kosovës
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i tha televizionit publik serb (RTS-së) se shërbimet serbe të sigurisë kanë marrë detyra të caktuara, duke pasur parasysh formimin e paralajmëruar të Ushtrisë së Kosovës dhe Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, transmeton Koha.net.
“Detyra e Serbisë është të pengojë që serbët të kenë probleme sigurie dhe të jenë të kërcënuar në çfarëdo mënyre. Kjo është njëra nga konkluzionet e mbledhjes së Byrosë për koordinimin e shërbimeve të sigurisë”, citojnë mediat Stefanoviqin.
Ai ka folur për mundësinë që Prishtina më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit shqiptar, të shpallë Ushtrinë e Kosovës.
“Ata po angazhohen që ajo datë të jetë momenti i shpalljes (së Ushtrisë) madje edhe nëse është në kundërshtim edhe me Kushtetutën, edhe me dispozitat që vetë Prishtina i ka miratuar, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 dhe me garancionet e NATO-s. Për këtë nuk e ka mbështetjen e serbëve”, citohet të ketë thënë ai, transmeton Koha.net.
Sipas tij, një vendim i tillë shkakton shqetësim të madh ndër serbë. “Ministria jonë e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme dhe të gjitha shërbimet i kanë analizuar të gjitha informacionet që i kemi ne për këtë dhe kanë përgatitur disa skenare që do të mund të ndodhnin dhe kuptohet përgjigjet e Serbisë, por mbi të gjitha dëshirojmë që të bisedojmë seriozisht me partnerët të cilët kanë qenë garantues – NATO-n dhe BE-në që diçka e tillë nuk guxon të ndodhë”, është kërcënuar Stefanoviq.
Ai ka thënë se kjo është një çështje serioze dhe se në radhë të parë pret përgjigje prej tyre. “A janë të gatshëm që në mënyrë të paligjshme, duke shkelur brutalisht madje edhe ligjet e brendshme të Kosovës, a janë të gatshëm të pranojnë një gjë të tillë me çmim të shkaktimit të destabilitetit në rajon dhe duke rrezikuar gjithë çfarë ata vetë kanë premtuar apo do të ndërmarrin diçka konkretisht”, citon gazeta “Danas” ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, transmeton Koha.net.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan