Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, janë tre nga gjashtë politikanët që mbajtën postin e kryeministrit pas përfundimit të luftës, në periudha të ndara kohore. Instituti Demokraci për Zhvillim ka publikuar një grafikë, e cila tregon saktë se për sa ditë qëndruan në karrigen e shefit të Qeverisë, Thaçi, Mustafa e Haradinaj.
Thaçi mban vendin e parë për nga numri më i madh i ditëve që ka qëndruar në pushtet, pas tij radhitet Mustafa e në vendin e tretë Haradinaj.
Në inforgrafikë prezantohet jetëgjatësia e qeverive në Kosovë që nga viti 2008.
“Në vitin 2018, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar raportin për paqëndrueshmëritë e qeverive në Republikën e Kosovës. Studimi ka trajtuar tri fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve.
Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar asnjë mandat të plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan në mbishkrimin e kësaj infografike.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren