Sahiti ishte i dyshuar në rastin e rrahjes së ish-drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa gjatë dhjetorit të vitit 2017.
Institucionet e drejtësisë në muajin mars të këtij viti, më shumë se dy muaj ishin deklaruar se shefi i Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, është i dyshuar në rastin e rrahjes së drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, dhe një personi me të cilin po shoqërohej ai.
Por kjo deklaratë nuk është e vërtetë, pasi që këto institucione, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, në të gjitha raportet kanë konkluduar se sjellja e Sahitit ka qenë në kuadër të kornizave ligjore.
Sahiti ka qenë më pak se 48 orë i dyshuar për rastin. Intervistën e parë në Inspektoratin Policor të Kosovës e kishte dhënë në cilësi të dyshuarit. Por ky institucion që ka bërë kallëzimin penal, për Sahitin “nuk kanë pasur fakte të mjaftueshme” që ta cilësojnë si të dyshuar në këtë rast.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...