Sot varroset i riu që humbi jetën dje në Mitrovicë

11:38 | 23 Prill 2019
Arbresh.info

Visar Behrami dje humbi jetën nga shembja e një pjese të ish hotel Adriatikut në Mitrovicë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:30 në fshatin Vetimriq nga edhe e kanë prejardhjen.

Këtë e ka bërë të ditur për ekipin e portalit arbresh.info, djali i axhës së të ndjerit.

28 vjeçari është gjetur nga ekipet e shpëtimit pa shenja jete ne orët e para të së martës. Ai kishte mbetur i ngujuar nën rrënojat e një pjese të ish-hotel Adriatikut, në Mitrovicë.

Në objekt ishin duke punuar katër punëtorë. Tre prej tyre kishin arritur të largoheshin, derisa njëri e pësoi me fatalitet.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot e ka shpallur ditë zie në Mitrovicë pas lajmit për gjetjen e trupit të riut pa shenja jete në gërmadhat e pjesës së shembur të ish- hotel “Adriatikut”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme